Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Reforma në Drejtësi mbetet një çështje kyçe për Shqipërinë, dhe një vëmendje të konsiderueshme pati edhe përgjatë 2023-shit. Aktorët e përfshirë artikuluan për fryte të kësaj reforme, nisur edhe nga hetimi dhe ndëshkimi i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar.
Kjo reformë i ka kushtuar qindra miliona euro buxhetit të shtetit gjatë këtyre viteve, ndërkohë që kostot do të vijojnë të jenë shumë të larta deri në vitin 2025.
Kostoja totale e vijimit të Reformës në Drejtësi pritet të shkojë në 11.8 miliardë lekë nga 2023-2025. Në hapat e parë të Reformës, në vitin 2016, parashikohej që ajo të kushtonte rreth 175 milionë deri në vitin 2020. Në vitet e para kostot mbetën relativisht të ulëta, për shkak të vonesave në plotësimin me staf të organeve të reja të drejtësisë. Por kostot erdhën në rritje veçanërisht duke nisur nga viti 2019.
Pagat e reja të gjyqtarëve e prokurorëve janë një prej zërave që e bëjnë kaq të kushtueshme Reformën në Drejtësi. Kjo pasi pagat e magjistratëve prej tri vitesh janë në nivelin mesatar të 2 deri 3 mijë euro në muaj. Ndërkohë që kosto më vete janë edhe shpenzimet kapitale, për zyra, ambiente, të cilat kanë kushtuar jo pak, por rreth 40 milionë euro vetëm dy-tri vitet e fundit.
Por cili ka qenë aktiviteti i institucioneve të reja të drejtësisë përgjatë vitit 2023? Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka vijuar edhe në 2023. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra në total nëntë prokurorë dhe shtatë gjyqtarë. Shumica e shkarkimeve erdhën pasi prokurorët dhe gjyqtarët nuk e justifikonin pasurinë.
Pas vlerësimit të tri kritereve bazë, si pasuria, pastërtia e figurës dhe profesionalizmi, katër gjyqtarë dhe prokurorë u konfirmuan në detyrë. Nga ana tjetër Kolegji i Pavarur i Apelimit shkarkoi nga detyra, pasi gjeti pasaktësi në shtyllat kryesore të vlerësimit, të dy gjyqtarëve dhe një prokurori.
Nga 8 shkurt 2018, kur nisi edhe vetting-u, deri në muajin nëntor 2023, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë 712 vendime, nga të cilat:
311 vendime konfirmim në detyrë për 152 gjyqtarë, 145 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD, 2 inspektor në KLGJ dhe 10 ndihmës/këshilltarë ligjorë;
242 vendime për shkarkim nga detyra për 139 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 100 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 2 ndihmës ligjorë;
101 vendime për ndërprerje procesi
Nisja e procesit të vetting-ut në mars të vitit 2018 i ngjalli shqiptarëve shpresën për një sistem drejtësie të pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, apo të lidhur me krimin.
“Mëkati” më i shpeshtë i të larguarve ishte pasuria e pajustifikuar. Në disa raste, KPK ka gjetur edhe lidhje me elementë të inkriminuar. Asnjëri prej tyre nuk u pajtua me vendimin, duke e kundërshtuar në shkallën e dytë, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, dhjetëra prej tyre dështuan.
Teksa në shumë prej gjykatave në vend ka mungesë gjyqtarësh, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të kualifikojë 17 prej tyre nga Shkolla e Magjistraturës. Ata janë pjesë e shkollës së Magjistraturës për vitin 2023-2024.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetting-ut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t'i nënshtrohej procesit të rivlerësimit.
Komisioni i pavarur i kualifikimit nuk ishte në gjendje të japë një vendim konfirmimi në detyrë apo shkarkimi nga detyra të kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që është qeveria e prokurorisë. Për Alfred Ballën, shkak për këtë vendim u bë pozicioni i mëparshëm që ai ka mbajtur si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Duke përmendur konfliktin gjyqësor që Balla hapi në administrative me kundërshtimet për largimin nga puna, KPK kujton se Alfred Balla e humbi përfundimisht statusin e subjektit të rivlerësimit. Nga ana tjetër, zyrtari i rëndësishëm i KLP-së rezulton të ketë fituar një vend në këtë institucion si anëtar i shoqërisë civile dhe jo si i votuar nga drejtësia. Ky vendim u dha në një kohë kur ONM kërkoi vetting-un me prioritet të kreut të KLP-së.
BE dhe SHBA synojnë që në Shqipëri të vendoset një sistem gjyqësor me integritet, të pavarur, të qëndrueshëm dhe me më shumë rezultate, prandaj e kanë mbështetur fuqimisht këtë reformë me ekspertizë dhe fonde. BE e sheh si këtë si plotësim nga Shqipëria të një kushti thelbësor për progres në procesin e pranimit të saj në familjen europiane./ CNA
Shkëlqim Zuriqi, kreu i Drejtorisë së Analizës dhe Sig...
Ndue Doçi, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Mi...
Edmond Sulaj, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Sh...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën m...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) rrëzoi sot vendimin e K...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazeta...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin nga...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar nga sistemi i ...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...