“I shari shan, i mençuri mendon”/ Rama ndan mesazhin e qytetarit
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale postimin...

Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të procesit të vettingut në drejtësi përgjatë 5 viteve, nga 2018-ta deri në 2023-shin.
ISP deklaron se deri në korrik 2023, Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka ndryshuar 49 vendime ose 24% të vendimeve të nivelit të parë të vettingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).
KPA ka lënë në fuqi 156 vendime ose 76% të vendimeve të marra nga KPK.
ISP shprehet se fakti që vendimet janë marrë me shumicë votash në të dyja shkallët e vettingut tregon se standardi i vlerësimit nuk ka qenë i njëjtë.
Instituti thekson se pas 5 viteve vetting është e rëndësishme të ketë një analizë nga vetë institucionet e drejtësisë dhe një “auditim” profesional përmes ekspertëve të pavarur nga Kuvendi, për të vlerësuar bilancin, arritjet, problematikat dhe sfidat e ardhshme të vettingut.

Analiza e ISP-së:
Gjatë pesë viteve të vettingut në drejtësi, nga të dhënat monitoruese të ISP, rezulton se deri në korrik 2023, në total 49 vendime ose 24% të vendimeve të formës së prerë dhënë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) kanë ndryshuar vendimmarrjen e nivelit të parë të vettingut, KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit).
Koncepti i vettingut është bazuar në tre kritere: aftësia profesionale, integriteti dhe verifikimet e pasurisë. Thelbi i reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut ishte pikërisht krijimi i standardeve të njëjta të vlerësimit dhe largimi nga sistemi i prokurorëve apo gjyqtarëve që nuk plotësojnë një ose më shumë nga tre kriteret. Fakti që një numër i konsiderueshëm vendimesh në KPK janë marrë me shumicë votash, pra me dy vota pro dhe një kundër, se disa vendime të KPA janë marrë gjithashtu me shumicë votash (4/1 ose 3/2), se ka pasur 88 apelime nga ana Komisionerët Publikë ndaj KPK-së, - është tregues se vendimmarrjet në KPK & KPA & IKP kanë qenë të diskutueshme dhe për rrjedhojë, edhe standardi i vlerësimit / vettingut nuk rezulton të ketë qenë i njëjtë. Për më tepër, fakti se së paku në 3 raste Gjykata e Strasburgut ka dhënë vendime kundër KPA+KPK+IKP është gjithashtu tregues shtesë i shqetësimeve lidhur me standardet e aplikuara të vettingut. Si në rastet kur vendimet devijojnë nga standardet apo kur përforcojnë standardet, institucionet dhe vetë individët vendimmarrës në KPK, KPA, IKP, etj, duhet të marrin meritat (tek rastet e suksesshme profesionale) apo përgjegjësinë (tek rastet e devijimeve nga standardet e mira).
Gjatë procesit vetë institucionet e vettingut kanë vlerësuar negativisht rekordet e subjekteve, kur vendimet e tyre janë rrëzuar në instanca më të larta. Po ato vetë, a janë të gatshme të pranojnë të njëjtin standard vlerësimi për veten e tyre, pra të marrin merita & përgjegjësi për vendimmarrje që janë konfirmiar ose rrëzuar në instanca më të larta brenda vendit ose nga Gjykata e Strasburgut? Gjatë viteve ka pasur raste kur anëtarë të KPA apo KPK janë hetuar, shkarkuar ose janë nën hetim për shkelje të ligjit, - cila është pasoja e tyre juridike në veting dhe cila është shkalla e përgjegjësisë që marrin vetë këto organe, të cilat në momentin e krijimit u betuan për integritet, transparencë, qasje reformatore dhe dhënie të drejtësisë në shkallën e saj më të lartë? Cila është përgjegjësia e Kuvendit, si strukturë zgjedhore e tyre dhe cili është roli i politikanëve përgjegjës që përdoren veton e zgjedhjes, cila është përgjegjësia e institucioneve ndërkombëtare që imponuan vetingun si zgjidhje shteruese dhe “e ndaluar” të kritikohet? Reforma në drejtësi është proces dhe meriton të trajtohet si proces, por më me shumë transparencë dhe llogaridhënie.
Kuvendi ka vendosur shtyrjen e afatit të anëtarëve të KPK për dy vjet të tjera, pritet të shtyjë edhe mandatin e ONM edhe për disa vite. Reforma nisi si eksperiment, ishte unike në përmbajtje e qasje, krijoi struktura të reja, vendi mbeti më shumë se dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe sistem efektiv gjyqësor, por tashmë institucionet janë krijuar, janë funksionale dhe kanë dhënë vendime të mjaftueshme për të lexuar si duhet integritetin dhe aftësinë e tyre.
Pas 5 viteve veting është e rëndësishme të ketë një analizë nga vetë institucionet e drejtësisë dhe një “auditim” profesional përmes ekspertëve të pavarur nga Kuvendi, institucioni që ka miratuar reformën në drejtësi, për të vlerësuar, bilancin, arritjet, problematikat dhe sfidat e ardhshme të vettingut të realizuar ose të munguar. Vetë institucionet e drejtësisë (jo ministria) mund të kontraktojnë auditim profesional të vetvetes, praktikë e njohur e institucioneve me integritet. Një rol aktiv mund të luajnë edhe qendrat studimore, si Fakultetet e Drejtësisë, (nëse nuk do të kenë konflikte interesi), si dhe Instituti Parlamentar apo organizata të rëndësishme ndërkombëtare që kanë besueshmëri publike në Shqipëri.
Natyrisht, Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë që monitoron proceset demokratike dhe cilësinë e shtetit të së drejtës në Shqipëri, do të përfshijë në programin e saj jetësimin e kësaj analize, por kryesisht me qëllime studimore dhe referuese për progresin e vendit dhe debate të njëjta në disa vende të rajonit./ CNA
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të hënën m...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) rrëzoi sot vendimin e K...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazeta...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi shkarkimin nga...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar nga sistemi i ...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...