web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Valduci flet pas emërimit të trajnerit Maran: Duka gaboi rëndë

20 Maj 2026, 14:39, Sport CNA

Valduci flet pas emërimit të trajnerit Maran: Duka gaboi

Adriano Valduci, anëtar i bordit drejtues te Skënderbeu dhe kandidati i pandalshëm i presidentit Duka, i cili u largua nga gara pas një marrëveshjeje që bëri me presidentin e FSHF-së, pas hyrjes së Blendi Fevziut, si anëtar Komiteti, ka reaguar sot pas emërimit të trajnerit të ri.

Valduci ka thënë se Duka gaboi rëndë që nuk u konsultua me të për trajnerin, sepse Duka, sipas Valducit, duhet të zgjidhte një trajner që u përshtatej skemave të tij.

Valduci ka theksuar se ky trajner që është zgjedhur, “mund të dija të zbatojë skemat e Dukës ose të Lutfi Nurit, por jo të miat.”

“Sepse kështu vazhduan ata”, tha Valduci. “Me skemat e mia shkuan deri në Europian dhe pastaj kur filluan të ndryshonin skemën time, të variantit më spektakolar 5-4-3, filluan të dështonin dhe nuk shkuam në Botëror. Po të më dëgjonin deri në fund, do të shkonim në Botëror.

Shpesh e kam paralajmëruar Dukën dhe Silvinjon, që skemat e mia duheshin përdorur për të shkuar më tej.

Por ata nuk e bënë këtë gjë. Ky trajner siç theksova, mund të bëjë skemat e Dukës dhe të Lutit, por Kombëtarja nuk është ekipi i Kavajës, që unë ta drejtoj edhe me skemat e mia të vjetra. Kombëtarja do skema të sofistikuara.

Unë tani kam avancuar në zhvillimet e mia, kam avancuar në profesionalizmin tim. Kam avancuar në skemat e reja të futbollit.

Unë i bëj të gjitha me Inteligjencë Artificiale. Duka duhej të konsultohej me mua, para se të zgjidhte trajnerin e ri. Ky që është zgjedhur nuk kupton nga AI. Jo vetëm për shkak të moshës, por të vazhdosh akoma të mendosh me skemat e Nurit dhe pastaj janë këta që ankohen pse nuk fiton Kombëtarja.

Dukës t’i vijë rëndë, që nuk më dëgjon më.

Unë e gugulova këtë trajnerin e ri dhe nuk më del askund, jo më të dalë me AI. A e kuptoni çfarë ndodh?!

Van Gaal, Zidane, Klopp, presin përgjigje nga unë që të marrin Kombëtaren shqiptare. Nuk i pëlqejnë këta emra Dukës?”, theksoi Valdo pas qëndrimit të tij, pas emërimit të trajnerit të ri.

“Ata e kanë pritur Dukën për hatrin tim.

Tani çfarë t’iu them unë atyre?! Që s’më pjerdh njeri në FSHF?! Që Duka bën si të dojë dhe vendos trajner, ndërkohë që unë kam më të mirët e Europës dhe kam punuar fort me AI, me teknologji kanë avancuar teknikat dhe skemat e mia dhe përfundojmë te ky trajneri. Unë besoj që ai nuk vendos dot në skuadër as skemat e Lut Nurit dhe ato që propozon Blendi Fevziu, le skemat e profesor Pilincit dhe Selami Jenishehri",  ky ka qenë qëndrimi i Valducit.

"Prandaj unë theksoj në mbyllje. Që trajneri i ri Maran, të reagojë, të mendojë, të shikojë, të reflektojë. Të mësojë ai se po mori skemat e Lutit dhe mendjen e Dukës ka për ta pasur keq. Të marrë skemat e mia dhe të mos ketë ankesa, ndryshe nuk e kap dimri”, deklaroi Valduci.





Lajmet e fundit nga