web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maran: Kam folur me De Biasi-n, të jemi në krye me Shqipërinë

19 Maj 2026, 10:40, Sport CNA

Maran: Kam folur me De Biasi-n, të jemi në krye me

Trajneri i ri i Shqipërisë, Rolando Maran, bëri prezantimin e tij në ambientet e FSHF-së.

Ai zbuloi se ka folur me Gianni de Biasi-n, ndërsa u shpreh se me Shqipërinë, synimi është që të jetë në krye me ekipin.

“Mua më pëlqen të kem skuadër agresive, duhet të tregojmë që jemi të fortë në fushë. ADN-ja ime është kjo, dua ta transmetoj këtë gjë. Kam pyetur shumë herë, është diçka që nuk e fsheh duke marrë parasysh që do të drejtoj këtë Kombëtare, nuk është njësoj si trajnosh një skuadër, ka një ndjenjë përkatësie.

E njoh mirë, shumë lojtarë i njoh se kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, madje i kam riparë disa prej tyre, kam folur me De Biasi-n, përderisa është një mik i mirë është një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj. Nëse s'do ta mendoja s'do të isha këtu. Janë mundësitë për të arritur objektivat. S'do të jetë e thjeshtë, por mund t'ia dalim. Me ato që ju keni, ne kemi mundësi për të bërë më tepër edhe ndaj skuadrave që mund të jenë më të forta në letër, të arrijmë objektivin për të qenë në krye”, deklaroi Maran.





Lajmet e fundit nga