web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Egnatia jep “leksion” me 4 gola, Elbasani vuan

17 Maj 2026, 21:04, Sport CNA

Egnatia jep “leksion” me 4 gola, Elbasani vuan

Egnatia mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Elbasanit në ndeshjen e dytë të “Final Four”, duke u futur mes skuadrave favorite për titullin kampion.

Rrogozhinasit zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë me tre gola të shënuar ndaj verdhebluve. Bakayoko hapi serinë në minutën e 28-të me një goditje të fortë nga jashtë zone, ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizoi edhe golin e dytë personal.

Vetëm dy minuta më vonë, Fernando shënoi golin e tretë me një finalizim të saktë pas asistit të Aleksit. Në pjesën e dytë, Elbasani provoi të reagojë dhe iu afrua golit me Tsague, por sulmuesi goditi shtyllën në minutën e 55-të.

Egnatia administroi avantazhin dhe vulosi rezultatin në minutën e 88-të, kur Albano Aleksi realizoi nga pika e bardhë me stilin “Panenka”.

Pas kësaj fitoreje, Egnatia shkon në kuotën e 31 pikëve, po aq sa Elbasani dhe Vllaznia.





Lajmet e fundit nga