web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juventus jashtë Champions-it, Roma fiton derbin. Feston edhe Milani

17 Maj 2026, 14:08, Sport CNA

Juventus jashtë Champions-it, Roma fiton derbin. Feston edhe Milani

Java e parafundit e Serisë A, ishte tepër e fundit, në duelet për zonën Champions.

Juventus ka dalë jashtë katërshes së parë, pasi u mposht nga Fiorentina 2-0.

Me këtë disfatë, bardhezinjtë kanë zbritur në vendin e gjashtë me 68 pikë, pas Comos dhe Romës.

Verdhekuqtë triumfuan 2-0 ndaj Lazios në derbi, për të kapur katërshen e parë me 70 pikë.

Në të njëjtën kuotë është dhe Milani, i vendit të tretë. Kuqezinjtë triumfuan 2-1 ndaj Genoas në transfertë.

Napoli blindoi vendin e dytë me 73 pikë, pas fitores 3-0 ndaj Pisas.





Lajmet e fundit nga