web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata për trajnerin, Mbappe rrezikon dënimin

15 Maj 2026, 18:04, Sport CNA

Deklarata për trajnerin, Mbappe rrezikon dënimin

Kylian Mbappe po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, mes tensioneve me tifozët dhe trajnerin Alvaro Arbeloa.

Sulmuesi francez u rikthye në fushë në fitoren 2-0 ndaj Real Oviedos, por u prit me fishkëllima nga tifozët. Pas ndeshjes, Mbappe deklaroi se nuk luajti nga minuta e parë pasi trajneri i kishte bërë të ditur se ishte zgjedhja e katërt në repartin ofensiv, pas Mastantuonos, Vinicius dhe Gonzalo Garcia.

Francezi shtoi se ishte gati për të luajtur si titullar dhe mohoi çdo problem lidhur me pushimet e tij në Sardenjë, duke sqaruar se kishte lejen e klubit. Arbeloa reagoi menjëherë, duke mohuar se i kishte thënë lojtarit se ishte zgjedhja e katërt dhe theksoi se vendimet për formacionin i merr vetëm ai.

Trajneri shpjegoi se Mbappe nuk ishte gati fizikisht për të nisur si titullar pas rikthimit nga dëmtimi. Ndërkohë, mediat spanjolle raportojnë se lojtari mund të përballet me një gjobë prej rreth 100 mijë eurosh nëse deklaratat e tij konsiderohen ofenduese ndaj klubit. Situata ka rritur tensionin në prag të vendimeve të rëndësishme për të ardhmen e klubit madrilen.





Lajmet e fundit nga