web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lumë” interesimesh, sulmuesin e Kombëtares e duan në Serie A dhe Premier League

13 Maj 2026, 15:52, Sport CNA

“Lumë” interesimesh, sulmuesin e Kombëtares e duan në

Cristian Shpendi vazhdon të jetë një nga futbollistët shqiptarë më të përfolur në merkaton italiane. Sulmuesi 21-vjeçar zhvilloi një sezon pozitiv me Cesenën në Serie B, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane.

Në 38 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ai realizoi 12 gola dhe dhuroi 5 asistime. Lazio mbetet një nga skuadrat më të interesuara për kartonin e tij, ndërsa interesim kanë shfaqur edhe Parma, West Ham United, Crystal Palace, Palermo dhe Al-Sadd.

Në garë për sulmuesin shqiptar kanë hyrë gjithashtu Atalanta, Roma dhe Fiorentina. Shpendi u grumbullua për herë të parë edhe nga trajneri Sylvinho pas paraqitjeve të mira në fillim të sezonit, ku shënoi 8 gola në 12 ndeshjet e para të Serie B.

Cesena e konsideron lojtarin një nga asetet më të rëndësishme të skuadrës dhe kërkon rreth 15 milionë euro për kartonin e tij. Merkatoja e verës pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit të lindur në vitin 2003.





Lajmet e fundit nga