web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrihet akordi, vendoset e ardhmja e Manuel Neuer

13 Maj 2026, 14:52, Sport CNA

Arrihet akordi, vendoset e ardhmja e Manuel Neuer

Manuel Neuer pritet të vazhdojë karrierën te Bayern Munich edhe për sezonin 2026-'27.

Palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës dhe zyrtarizimi pritet të bëhet shumë shpejt.

Kontrata e re do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2027. Në moshën 41-vjeçare, portieri gjerman vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze.

Neuer iu bashkua Bayern-it nga Schalke në vitin 2011 dhe deri tani ka fituar 33 trofe me klubin. Mes tyre përfshihen edhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me 21 paraqitje në Bundesliga dhe 10 në Champions League.

Gjithashtu, ai synon të fitojë titullin e 14-të kampion në Gjermani, rekord që aktualisht e ndan me Thomas Muller.





Lajmet e fundit nga