web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbje surprizuese për Napolin, rrezikohet Champions-i

11 Maj 2026, 22:59, Sport CNA

Humbje surprizuese për Napolin, rrezikohet Champions-i

Napoli ka pësuar një humbje surprizuese 3-2 në shtëpi ndaj Bolognës, duke komplikuar pozitat e saj në zonën Champions kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i Serie A. Ndeshja nisi keq për vendasit që u ndëshkuan nga Bernardeschi (10') dhe Orsolini me penallti (34'), por reaguan me Di Lorenzon në fund të pjesës së parë dhe Alisson Santos në fillim të së dytës.

Pavarësisht dominimit të Napolit, Jonathan Rowe shënoi një gol akrobatik në minutat shtesë për t'i dhënë tre pikët miqve.

Pas kësaj humbjeje, Napoli i vendit të dytë mbetet vetëm tre pikë larg Romës së vendit të pestë, duke e bërë vendimtare ndeshjen e radhës ndaj Pizës.

Nga ana tjetër, fitorja e ngjit Bolognën në vendin e tetë, duke konfirmuar sezonin pozitiv nën drejtimin e Vincenzo Italianos.





Lajmet e fundit nga