web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barcelona shpallet kampione! Titulli sigurohet ndaj Real Madrid

10 Maj 2026, 23:02, Sport CNA

Barcelona shpallet kampione! Titulli sigurohet ndaj Real Madrid

Barcelona është shpallur kampione e La Liga-s për të dytin vit radhazi, pas triumfit 2-0 ndaj Real Madridit në "Spotify Camp Nou".

Skuadra e Hansi Flick siguroi titullin falë golave të Marcus Rashford dhe Ferran Torres në pjesën e parë, duke menaxhuar më pas lojën.

Rashford shkëlqeu me një gol spektakolar nga goditja e dënimit, ndërsa Torres dyfishoi shifrat pas një asisti magjik nga Dani Olmo.

Ndonëse Real Madridi provoi të reagonte me Bellingham dhe Vinicius, mbrojtja e Barcelonës e udhëhequr nga Cubarsí ishte e pathyeshme.

Për Hansi Flick, kjo është prova e radhës e suksesit të projektit të tij, duke rikthyer Barcelonën në majat e Spanjës me një lojë me  intensitet dhe talent.





Lajmet e fundit nga