web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milani zhgënjen sërish, Atalanta e mposht dhe rrezikon Champions-in

10 Maj 2026, 22:55, Sport CNA

Milani zhgënjen sërish, Atalanta e mposht dhe rrezikon Champions-in

Atalanta ka mposhtur Milanin me rezultatin 3-2 në "San Siro", duke thyer serinë prej katër ndeshjesh pa fitore në Serie A.

Skuadra e Palladinos krijoi një avantazh të trefishtë falë golave të Ederson (7'), Zappacosta (30') dhe Raspadori (51').

Milani u përpoq të rikthehej në lojë vetëm në fundin e takimit me Strahinja Pavlovi? (88') dhe Christopher Nkunku me penallti (90+3'), por kjo ishte e pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

Me këtë sukses, Atalanta zgjat rekordin e saj të pathyeshmërisë ndaj kuqezinjve në gjashtë ndeshje radhazi.

Për skuadrën e Allegrit, ky rezultat vë në diskutim zonën Champions, pasi janë në kuotë të barabartë pikësh me Romën.





Lajmet e fundit nga