web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pjesët e para/ Ndryshon kreu dhe fundi i renditjes, shikoni rezultatet

10 Maj 2026, 16:58, Sport CNA

Pjesët e para/ Ndryshon kreu dhe fundi i renditjes, shikoni rezultatet

Pjesët e para të javës së fundit në Kategorinë Superiore kanë sjellë lëvizje në tabelën e klasifikimit.

Vllaznia ka marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit me 63 pikë, falë avantazhit 1-0 ndaj Flamurtarit, ndërsa Elbasani ka zbritur në vendin e dytë pasi po mposhtet me të njëjtin rezultat nga Tirana.

Ky gol i bardhebluve jo vetëm që përmbys kreun, por i jep Tiranës sigurinë për qëndrimin në elitë nëse rezultati mbetet i pandryshuar.

Në zonën e ftohtë, Teuta ndodhet në rrezik serioz pasi barazimi 1-1 ndaj Egnatias e rendit për momentin në vendin e parafundit me 40 pikë.

 Ndërkohë, barazimi 1-1 në duelin direkt mes Vorës dhe Bylisit favorizon ballshiotët në garën për mbijetesë.

Në takimin tjetër të javës, Partizani po dominon Dinamon me rezultatin 2-0, duke mbyllur kështu një pjesë të parë me mjaft tensione dhe llogari të hapura për 45 minutat e mbetura.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga