web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Trazirat vazhdojnë në stadium, përleshje të ashpra mes tifozëve të Elbasanit dhe Tiranës

10 Maj 2026, 16:20, Sport CNA

VIDEO/ Trazirat vazhdojnë në stadium, përleshje të ashpra

Trazira të rënda janë regjistruar përpara fillimit të sfidës mes Elbasanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë Superiore.

Përplasjet mes dy tifozerive nisën fillimisht jashtë stadiumit dhe u zhvendosën më pas brenda ambienteve të "Elbasan Arena", ku situata degradoi në dhunë fizike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vetem Sport 24 (@vetem.sport24)

Nga këto përleshje raportohet për disa persona të lënduar, ndërkohë që u desh ndërhyrja e forcave të rendit për të vënë situatën nën kontroll. Policisë iu desh të largonte tifozët nga pista e fushës dhe të qetësonte tensionet në tribunat e stadiumit.

Me gjithë incidentet dhe dëmet materiale të shënuara, ndeshja ka startuar në orarin e parashikuar. Situata në stadium mbetet nën vëzhgimin e rreptë të autoriteteve për të shmangur përshkallëzime të tjera.

 





Lajmet e fundit nga