web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përzgjidhet formacioni më i mirë për javën e fundit në Superiore

11 Maj 2026, 14:45, Sport CNA

Përzgjidhet formacioni më i mirë për javën e fundit

Kategoria Superiore mbylli javën e 36-të të sezonit të rregullt dhe tashmë e gjithë vëmendja është fokusuar te “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të luftojnë për titullin kampion.

Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 36-të, sipas skemës 4-4-2.

Në portë është gardiani i Tiranës, Visar Bekaj. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Paulo Buxhelaj (Partizani), Blerim Kotobelli (Teuta), Gledjan Pusi (Vllaznia) dhe Rimal Haxhiu (Tirana).

Në mesfushë janë Serge Tabekou (Tirana), Patrik Myslovic (Tirana), Dario Daka (Vora) dhe Aris Ara (Vllaznia).

Dyshja e sulmit është Klejdi Daci (Teuta) dhe Albers Keko (Partizani). Të dy sulmuesit kontribuuan me nga dy gola në takimet e fundit për Teutën dhe Partizanin.

Trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur tekniku i Tiranës, Orges Shehi, i cili arriti një fitore shumë të rëndësishme në javën e fundit të kampionatit ndaj Elbasanit, duke siguruar mbijetesën në Superiore.

Përzgjidhet formacioni më i mirë për javën e fundit





Lajmet e fundit nga