web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Teuta-Pogradeci, zbulohet stadiumi dhe orari i ndeshjes

11 Maj 2026, 20:22, Sport CNA

Teuta-Pogradeci, zbulohet stadiumi dhe orari i ndeshjes

Teuta dhe Pogradeci do të përballen këtë fundjavë në një finale për të përcaktuar fatet e tyre për sezonin e ardhshëm.

Durrsakët, pasi e mbyllën kampionatin në vendin e 8-të, do të kërkojnë të evitojnë rënien nga elita në shtëpinë e tyre. Në krahun tjetër, Pogradeci vjen me moral të lartë pas sukseseve radhazi ndaj Kastriotit dhe Besës, duke synuar të bëjë hapin e fundit drejt rikthimit të madh në Superiore.

Sipas vendimit të fundit nga FSHF, kjo sfidë vendimtare do të zhvillohet të shtunën, më 16 maj, në orën 16:00.

Përparësia e fushës do t'i takojë Teutës, pasi takimi do të luhet në stadiumin "Niko Dovana", aty ku pritet një atmosferë e ndezur mes dy tifozërive.

Fituesi i këtij 90-minutëshi (ose më shumë) do të sigurojë biletën e fundit për të qenë pjesë e dhjetë skuadrave më të mira të Shqipërisë për edicionin 2026-2027.





Lajmet e fundit nga