web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sergio Ramos merr në pronësinë e tij klubin spanjoll

12 Maj 2026, 17:20, Sport CNA

Sergio Ramos merr në pronësinë e tij klubin spanjoll

Sergio Ramos është pranë marrjes së kontrollit të Sevillas, pasi grupi i investitorëve që ai drejton ka arritur marrëveshje për blerjen e shumicës së aksioneve të klubit spanjoll.

Negociatat janë zhvilluar gjatë muajve të fundit dhe marrëveshja pritet të finalizohet pas firmosjes së kontratave dhe miratimit nga Gjykata e Lartë Sportive.

Grupi i Ramos dhe fondi “Five Eleven Capital” kishin firmosur që në janar një deklaratë paraprake për blerjen e klubit. Marrëveshja parashikon edhe një injektim financiar prej 80 deri në 100 milionë eurosh për të përmirësuar situatën ekonomike të Sevillas dhe limitin e pagave për sezonin e ardhshëm.

Operacioni i plotë i blerjes vlerësohet të arrijë në rreth 450 milionë euro. Nuk përjashtohet mundësia që Sergio Ramos të marrë edhe postin e presidentit të klubit, duke larguar familjen Del Nido nga drejtimi pas më shumë se dy dekadash.

Sevilla ka kaluar vite të vështira sportive dhe financiare, ndërsa tifozët kanë protestuar shpesh ndaj drejtuesve aktualë. Rikthimi i Ramos, këtë herë si investitor dhe drejtues potencial, mund të sjellë një fazë të re për klubin andaluzian.





Lajmet e fundit nga