web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndeshjet e “Final Four”, ndahen tribunat për tifozët

12 Maj 2026, 13:44, Sport CNA

Ndeshjet e “Final Four”, ndahen tribunat për tifozët

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të mira të sezonit, Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo do të vazhdojnë rrugën për fitimin e titullit kampion.

Vllaznia – Dinamo është ndeshja e parë e “Final Four”, që do të luhet të shtunën, më 16 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”. FSHF, si organizatore e ndeshjeve të “Final Four”, ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamos. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Dinamos.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Ndeshja e dytë, Elbasani – Egnatia, do të zhvillohet të dielën, më 17 maj, në orën 19:00, po në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë, tifozët e AF Elbasanit do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Egnatias në sektorët S dhe V. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të AF Elbasanit, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Egnatias.

Edhe në këtë ndeshje, tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Për ndeshjet e javës së dytë të “Final Four”, Vllaznia – Egnatia dhe Elbasani – Dinamo, që do të luhen respektivisht më 23 dhe 24 maj, ndarja e tribunave do të jetë e njëjtë me ndeshjet e para. Vllaznia dhe Elbasani do të kenë në dispozicion sektorin N dhe tribunat W101, W102, W103, ndërsa Egnatia dhe Dinamo sektorët S, V dhe tribunat W105, W106, W107.

Ndërkohë, në ndeshjen Egnatia – Dinamo, që do të luhet më 29 maj, tifozët e Egnatias do të sistemohen në sektorin N dhe tribunat W101, W102, W103, ndërsa tifozët e Dinamo në sektorët S, V dhe tribunat W105, W106, W107.

Në sfidën Vllaznia–Elbasani, që do të luhet më 31 maj, tifozët e Vllaznisë do të pozicionohen në sektorin N dhe tribunat W101, W102, W103, ndërsa tifozët e Elbasanit në sektorët S, V dhe tribunat W105, W106, W107.

Ndërsa, të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Biletat për ndeshjet e “Final Four” mund të blihen online, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

 

Kalendari i ndeshjeve të Final 4:

 

Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00

 

Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

 

 

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

 

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

 

 

Egnatia vs Dinamo City, 29.05.2026 19:00

 

Vllaznia vs Elbasani, 31.05.2026 19:00





Lajmet e fundit nga