web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi fiton Kupën e Italisë, dopietë trofesh nga Chivu

13 Maj 2026, 22:59, Sport CNA

Interi fiton Kupën e Italisë, dopietë trofesh nga Chivu

Interi ka fituar Kupën e Italisë për herë të 10-të në histori, pasi mposhti Lazion me rezultatin 2-0 në finalen e zhvilluar në "Stadio Olimpico".

Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu siguroi suksesin falë një autogoli të Marusic në minutën e 14-të dhe golit të kapitenit Lautaro Martínez në minutën e 37-të.

Ky triumf plotëson "dopietën" për zikaltërit, të cilët këtë sezon fituan edhe titullin kampion në Serie A, një arritje që klubit i mungonte që nga viti 2010.

Ndërsa Interi feston një sezon historik nën drejtimin e trajnerit Chivu, Lazio humbet mundësinë e fundit për t'u kualifikuar në kompeticionet europiane, duke u fokusuar tashmë në mbylljen e një sezoni zhgënjyes në kampionat.





Lajmet e fundit nga