web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Finalja e Kupës, publikohen formacionet e Dinamo-Egnatia

13 Maj 2026, 18:35, Sport CNA

Finalja e Kupës, publikohen formacionet e Dinamo-Egnatia

Kjo e mërkurë, do të sjellë një nga sfidat kryesore të sezonit në futbollin shqiptar, finalen e Kupës së Shqipërisë 2025/2026 mes Dinamos  dhe Egnatias.

Një finale plot rivalitet dhe emocione, ku dy skuadrat do të përballen për të dytin vit radhazi në aktin e fundit të këtij kompeticioni, pas një rruge të suksesshme drejt finales.

Ky është takimi i 34-t në histori mes këtyre dy ekipeve, teksa në 33 përballje të zhvilluara mes tyre, Egnatia ka regjistruar 16 fitore, ndërsa 10 sfida janë mbyllur në barazim dhe 7 janë fituar nga Dinamo.

Finalja do të luhet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani.

EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, jaime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese.





Lajmet e fundit nga