web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manchester United vendos për trajnerin

15 Maj 2026, 14:42, Sport CNA

Manchester United vendos për trajnerin

Te Manchester United kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me trajnerin Michael Carrick.

Sipas raportimeve, klubi anglez i ka paraqitur ish-mesfushorit një kontratë dyvjeçare, me mundësinë e zgjatjes edhe për një vit shtesë.

Pronari i klubit, Sir Jim Ratcliffe, ka dhënë miratimin e tij për këtë vendim, pas të cilit kanë nisur edhe bisedimet zyrtare.

Carrick pati një periudhë të suksesshme si trajner i përkohshëm i skuadrës, gjë që ndikoi pozitivisht në vendimmarrjen e drejtuesve.

United arriti të sigurojë kualifikimin për në Champions League, falë rezultateve pozitive radhazi.





Lajmet e fundit nga