web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paris Saint-Germain fiton titullin kampion në Francë

13 Maj 2026, 23:59, Sport CNA

Paris Saint-Germain fiton titullin kampion në Francë

Paris Saint-Germain ka siguruar matematikisht titullin kampion në Ligue 1 pas fitores 0-2 në transfertë kundër skuadrës së Lens.

Ndeshja e prapambetur e javës së 29-të u vendos nga golat e Kvaratskhelia në minutën e 29-të dhe Mbaye në minutat shtesë të takimit.

Me këtë rezultat, ekipi i drejtuar nga Luis Enrique ka grumbulluar 76 pikë, duke krijuar një shkëputje prej 9 pikësh nga ndjekësi më i afërt një javë para mbylljes së kampionatit.

Gjatë këtij sezoni, parisienët kanë regjistruar 24 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.

Ky sukses shënon titullin e 14-të kampion në historinë e klubit francez. Triumfi konfirmon dominimin e PSG-së në elitën e futbollit në Francë.





Lajmet e fundit nga