web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teuta qëndron në Superiore, Pogradeci mposhtet me polemika të mëdha

16 Maj 2026, 17:57, Sport CNA

Teuta qëndron në Superiore, Pogradeci mposhtet me polemika të

Teuta ka siguruar qëndrimin në Superiore. Durrsakët triumfuan 1-0 ndaj Pogradecit në finalen e “play out” në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”.

Një gol i shënuar nga Klejdi Daci në minutën e 93-të, i dha triumfin skuadrës bregdetare.

Më herët, Enea Jorgji, ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin Pius, për një rast të dyshimtë në mesfushë, duke lënë liqenorët me 10 lojtarë.

Në superioritet numerik, Teuta e kishte më të lehtë, për të gjetur avantazhin dhe ia doli në shtesë.

Kështu, në sezonin e ardhshëm, Teuta do të luajë në Superiore, ndërsa Pogradeci në Kategorinë e Parë.





Lajmet e fundit nga