web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllet Bundesliga, Bayern shkëlqen me “manita”. Stuttgart kualifikohet në Champions

16 Maj 2026, 17:34, Sport CNA

Mbyllet Bundesliga, Bayern shkëlqen me “manita”. Stuttgart

Këtë të shtunë, u luajt java e fundit e Bundesligës gjermane për sezonin 2025-2026. Kampionët e Bayern Munich, e mbyllën kampionatin me një fitore spektakolare.

Bavarezët triumfuan 5-1 ndaj Koln në “Allianz Arena” dhe e mbyllin me 89 pikë të grumbulluara. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, siguroi titullin disa javë më parë.

Me fitore e mbylli edhe Dortmund, që triumfoi 0-2 ndaj Werder Bremen. Leipzig u mposht 4-1 nga Freiburg, por do të luajë në Champions, pasi u rendit në vendin tretë.

Në kompeticionin më të rëndësishëm për klube do të luajë edhe Stuttgart, që barazoi 2-2 ndaj Eintracht Frankfurt.

Hoffenheim u mposht 4-0 nga Borussia Monchengladbach dhe do të luajë në Europa League, që bashku me Leverkusen, që barazoi 1-1 ndaj Hamburg.

Freiburg do të shkojë në Conference League. Në Bundesliga 2, kanë rëndë St Pauli dhe Heidenheim, ndërsa Wolfsburg do të luajë në “play out”.

REZULTATET: 

Mbyllet Bundesliga, Bayern shkëlqen me “manita”. Stuttgart

RENDITJA:

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga