web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pronari i Milanit: Nuk më intereson vetëm paraja, kemi investuar më shumë se të tjerët

15 Maj 2026, 20:48, Sport CNA

Pronari i Milanit: Nuk më intereson vetëm paraja, kemi investuar

Milani po kalon një moment të vështirë në sezon, ndërsa rrezikon të mbetet jashtë Champions League për edicionin e ardhshëm.

Pronari i klubit, Gerry Cardinale, e konsideron mungesën në katër vendet e para si një dështim për sezonin e kuqezinjve. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai deklaroi se dëmtimet e shumta kanë ndikuar në rezultatet e skuadrës, por pranoi edhe gabime në menaxhimin e investimeve.

Cardinale theksoi se Milani ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Serie A gjatë tre sezoneve të fundit. Ai vlerësoi punën e Massimiliano Allegrit dhe skuadrës për periudhën kur Milani kryesonte renditjen, por paralajmëroi se fundi i sezonit mund të komprometojë gjithçka.

“Nuk është që më intereson vetëm paraja. Në karrierën time gjithmonë kam dashur të fitoj. Roli im është t’i siguroj Milanit burimet e nevojshme. Kemi shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Serine A në tre sezonet e fundit, por kam bërë edhe gabime në mënyrën se si janë shpenzuar këto fonde. Milan është sfida më e vështirë, po mësoj kontekstin dhe nuk dua të imponoj një model amerikan.

Allegri dhe skuadra kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kemi qenë në krye të klasifikimit për shumë javë. Por në ndeshjet e fundit rrezikojmë të hedhim në kosh gjërat e mira që kemi bërë. Pa Champions-in do të ishte një sezon i dështuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në klub po diskutohet edhe një riorganizim i strukturës drejtuese. Mes skenarëve të mundshëm përmendet largimi i Igli Tares dhe afrimi i Tony D’Amicos nga Atalanta. Nën vëzhgim mbeten gjithashtu administratori Giorgio Furlani dhe trajneri Allegri.





Lajmet e fundit nga