web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ankth në Moto GP, aksidente të frikshme për dy pilotë

17 Maj 2026, 17:44, Sport CNA

Ankth në Moto GP, aksidente të frikshme për dy pilotë

Gara e Moto GP në pistën e Montmelo në Spanjë u shoqërua me ngjarje të rënda, të cilat lajnë në plan të dytë rezultatin.

Dy aksidente të njëpasnjëshme shkaktuan ndërprerjen e garës dhe dërgimin e dy pilotëve me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Episodi i parë ndodhi në xhiron e 12-të, kur Alex Marquez humbi kontrollin e motorit teksa përpiqej të shmangte Akostas, i cili shfaqi probleme teknike. Piloti spanjoll doli nga pista dhe u përplas fort me murin mbrojtës. Për shkak të dëmtimeve dhe frakturave të pësuara, ai u transportua menjëherë në spital.

Pas rifillimit të garës, një tjetër incident i rëndë solli momente paniku mes pilotëve dhe publikut. Këmba e Johann Zarco u bllokua në motorin e Francesco Bagnaia, i cili e mori francezin me vete gjatë lëvizjes. Ky kontakt solli daljen e tij të menjëhershme jashtë piste. Zarco u dërgua gjithashtu në spital për ekzaminime mjekësore, ku mjekët konfirmuan fraktura në këmbë.

Analizat e hollësishme treguan se ai nuk ka pësuar dëmtime në pjesën e sipërme të trupit. Të dy sportistët do t'i nënshtrohen trajtimeve të nevojshme për rikuperim.





Lajmet e fundit nga