web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fitimi i titullit, Bayern Munich feston me tifozët në “Marienplatz”

17 Maj 2026, 16:15, Sport CNA

Fitimi i titullit, Bayern Munich feston me tifozët në

Pasi e mbyllën sezonin 2025/26 me fitoren ndaj Kolnit në “Allianz Arena”, kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, kanë festuar titullin e 35-të në “Marienplatz”.

Mijëra tifozë u mblodhën në sheshin e famshëm të Mynihut, ndërsa trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, dhe lojtarët e tij kanë dalë me trofeun e Bundesligës nga ballkoni i bashkisë.

CNA ju sjell pamje nga festa e titullit kampion të rekordmenëve të Gjermanisë.

Kujtojmë se Bayern e mbylli sezonin me 122 gola të shënuar në Bundesliga, rekord i ri për kampionatin gjerman. Kane përfundoi sezonin me 36 gola, duke fituar “Këpucën e Artë” në kampionat, me mesatarisht një realizim çdo 66 minuta.

Ndërkohë, Michael Olise u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2025-2026 pas paraqitjeve të tij me Bayern.





Lajmet e fundit nga