web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festë në Shkodër, Vllaznia U-16 fiton titullin kampion

17 Maj 2026, 19:55, Sport CNA

Festë në Shkodër, Vllaznia U-16 fiton titullin kampion

Vllaznia ka fituar titullin kampion në Kategorinë Superiore U-16 për sezonin 2025/2026, duke kurorëzuar me sukses një sezon të shkëlqyer në futbollin e moshave.

Skuadra shkodrane siguroi vendin e parë pas javës së fundit të kampionatit, teksa triumfoi 2-1 ndaj Tiranës në stadiumin “Reshit Rusi”, në një përballje direkte mes dy skuadrave që luftuan për titullin deri në fund.

Vllaznia e mbylli kampionatin në krye të renditjes me 42 pikë të grumbulluara, duke lënë pas Tiranën me 39 pikë. Ecuria pozitive dhe paraqitjet e qëndrueshme gjatë gjithë edicionit bënë që skuadra shkodrane të shpallej me meritë kampione.

Pas përfundimit të takimit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin kampion. Kupën për Vllazninë e dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Armando Cungu, i cili përgëzoi futbollistët dhe stafin teknik për suksesin e arritur.





Lajmet e fundit nga