web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjen zyrtarizimi i trajnerit, Chelsea i merr objektivin Liverpoolit

17 Maj 2026, 19:36, Sport CNA

Vjen zyrtarizimi i trajnerit, Chelsea i merr objektivin Liverpoolit

Klubi i Chelsea ka zyrtarizuar emërimin e spanjollit Xabi Alonso si trajnerin e ri të skuadrës, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 1 korrik.

Drejtuesit londinezë kanë arritur një marrëveshje katërvjeçare me teknikun 44-vjeçar, duke gjetur kështu pasardhësin e Liam Rosenior të shkarkuar muajin e kaluar.

Zyrtarizimi i marrëveshjes u shty qëllimisht për pas finales së FA Cup kundër Manchester Cityt, me qëllim që të ruhej qetësia në grup. Bisedimet kishin javë që vazhdonin, me Alonson që pranoi stolin pasi mori garancitë e kërkuara për projektin sportiv.

Emri i tij u lakua gjatë edhe te Liverpooli për shkak të lëkundjeve të Arne Slot. Ish-mesfushori ishte i lirë që nga janari, kur mbylli një aventurë të shkurtër prej tetë muajsh te Real Madridi.

Pika më e lartë e karrierës së tij si trajner mbetet drejtimi i Bayer Leverkusenit, ekip me të cilin fitoi Kupën e Gjermanisë dhe një titull historik në Bundesligë.





Lajmet e fundit nga