web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Priten lëvizje në disa pankina, Sarri drejt kubit tjetër në Serie A

18 Maj 2026, 19:44, Sport CNA

Priten lëvizje në disa pankina, Sarri drejt kubit tjetër në

Vera pritet të sjellë ndryshime të shumta në pankinat e Serisë A, ku një nga emrat më të përfolur është ai i Maurizio Sarrit. Trajneri italian duket gjithnjë e më larg Lazios, sidomos pas deklaratave të tij në përfundim të derbit, ku shpreh hapur pakënaqësinë për mënyrën se si ishte menaxhuar skuadra gjatë sezonit.

Në të njëjtën kohë, emri i trajnerit italian po lidhet fort me Atalantën. Klubi bergamask po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm dhe Sarri shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës.

Në anën tjetër, Lazio po mendon alternativat për pankinën. Një nga emrat që po qarkullon për zëvendësimin e Sarrit është ai i Gennaro Gattusos. Ish-trajneri i Napolit dhe Milanit mbetet një nga opsionet që mund të merret në konsideratë nga drejtuesit bardhekaltër për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, edhe situata e Rafaele Palladinos po ndiqet me interes në Serinë A. Trajneri aktual i Atalantës, që një vit më parë u largua nga Fiorentina, është në pritje të ofertës së duhur për të nisur një aventurë të re. Emri i tij është përmendur edhe për pankinën e Napolit, aty ku ende nuk ka një vendim përfundimtar për të ardhmen e Antonio Contes.





Lajmet e fundit nga