web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sylvinho largohet nga Kombëtarja, gati trajneri i ri

19 Maj 2026, 08:38, Sport CNA

Sylvinho largohet nga Kombëtarja, gati trajneri i ri

Trajneri brazilian Sylvinho është larguar nga drejtimi i Kombëtares shqiptare pasi e drejtoi për më shumë se tri vite.

Kontrata e brazilianit përfundonte në fund të qershorit të 2026, teksa ditën e sotme është njoftuar se marrëveshja mes FSHF-së dhe trajnerit ka përfunduar, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovim. 

Mësohet se ditën e sotme Federata do të prezantojë dhe trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare.

Braziliani Sylvinho u bë trajner i Kombëtares shqiptare në janar të vitit 2023.

Nën drejtimin e Sylvinho-s, Kombëtarja u kualifikua në Europianin e vitit 2024, ndërsa arriti për herë të parë edhe "play off"-in e Botërorit. 





Lajmet e fundit nga