web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një italian pason Silvinjon, zbulohet trajneri i ri i Kombëtares

19 Maj 2026, 09:49, Sport CNA

Një italian pason Silvinjon, zbulohet trajneri i ri i Kombëtares


Rolando Maran është trajneri i ri i Kombëtares. Mësohet se FSHF ka zgjedhur italianin si pasues të Silvinjos.

Maran, i lindur në vitin 1963, është një emër i respektuar në Serinë A, ku numëron mbi 250 ndeshje si kryetrajner në klube si Catania, Chievo Verona, Cagliari, Genoa dhe së fundmi Brescia.

Ai njihet për rekordin e pikëve të arritura me Catania-n vendi i 8-të me 56 pikë dhe për organizimin e shkëlqyer defensiv me Chievo-n.

Filozofia e tij taktike bazohet te skuadrat kompakte, mbrojtja në bllok dhe tranzicionet e shpejta drejt sulmit, duke përdorur shpesh skemat 4-3-1-2 ose 4-2-3-1.





Lajmet e fundit nga