web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri i ri, Duka zbulon objektivat e Kombëtares: Nuk bëra CV-në

19 Maj 2026, 10:19, Sport CNA

Trajneri i ri, Duka zbulon objektivat e Kombëtares: Nuk bëra

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, foli në konferencë për shtyp, në prezantimin e trajnerit të ri, Rolando Maran.

Duka falënderoi Silvinjon dhe stafin e tij, ndërsa zbuloi objektivat për trajnerin e ri.


“Do të bëjmë publik emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë, që është në krahun tim, Rolando Maran. Mbyllëm një cikël me Silvinjon dhe stafin e tij, e falënderojmë për kontributin e tij në Kombëtare. Bashkë kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme, me emocione, kemi qeshur dhe kemi qarë. Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus. Hapim një cikël të ri me një trajner jo të ri në moshë, siç është zoti Rolando Maran. Objektivat tanë mbeten aty ku duam të jemi, vendi i parë në Nations League dhe kualifikimi për në EURO 2028, dhe më pas për të vazhduar me objektivin që s'e kemi arritur asnjëherë për të qenë pjesë e Botërorit. S'dua të zgjatem më tepër, dua të falënderoj Silvinjon, Dorivën, Zabaletën, për kontributin dhe bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare. I uroj shumë suksese trajnerit Rolando Maran me Kombëtaren shqiptare, unë nuk bëra CV-në sepse është një emër i njohur duke qenë se ka trajnuar skuadra të rëndësishme si në Serinë A dhe B në Itali, dhe jam i sigurt që do të bëjë mirë në kualifikuese”, tha ndër të tjera Duka.





Lajmet e fundit nga