web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merr fund pritja 22-vjeçare! Arsenali fiton titullin kampion në Angli

19 Maj 2026, 22:31, Sport CNA

Merr fund pritja 22-vjeçare! Arsenali fiton titullin kampion në

Arsenali është shpallur zyrtarisht kampion i Premier League, duke i dhënë fund një pritjeje të gjatë prej 22 vitesh.

Ky është titulli i parë për "Topçinjtë" që nga viti 2004, kur skuadra drejtohej nga trajneri historik Arsen Wenger. Festa e klubit londinez është konfirmuar matematikisht një javë para mbylljes së kampionatit, falë hapit fals të ndjekësve të tyre më të afërt.

Manchester City nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë përballë Bournemouth-it, rezultat që shuan përfundimisht shpresat e tyre për titullin.

Në këtë përballje, golat u shënuan nga Kroupi për vendasit dhe Haaland për miqtë. Ky rezultat bën që trajneri Pep Guardiola të mbyllë rrugëtimin e tij në kampionatin anglez pa arritur të festojë trofeun në sezonin e tij të fundit në krye të City-t.

Arsenali kurorëzon kështu një edicion mjaft të suksesshëm në elitën e futbollit në Angli.





Lajmet e fundit nga