web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk kanë fund telashet te Spanja, Yamal në rrezik për Botërorin

19 Maj 2026, 19:27, Sport CNA

Nuk kanë fund telashet te Spanja, Yamal në rrezik për

Kombëtarja e Spanjës po përballet me probleme fizike pak javë para nisjes së Botërorit 2026. Pas mungesës së konfirmuar të Fermin López, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, në dyshim është edhe aktivizimi i Lamine Yamal në fazën e grupeve.

Sipas raportimeve nga Spanja, sulmuesi i Barcelonës pritet të humbasë ndeshjen e parë ndaj Kepit të Gjelbër më 15 qershor. Gjithashtu, në dyshim mbetet edhe sfida e dytë kundër Arabisë Saudite më 21 qershor.

Yamal pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë gjatë ndeshjes Barcelona-Celta Vigo, të fituar 1-0 në fund të muajit prill. Futbollisti 18-vjeçar po ndjek një program rikuperimi konservativ, ndërsa stafi mjekësor i Spanjës bashkëpunon me mjekët e Barcelonës për monitorimin e gjendjes së tij.

Ka optimizëm që ai të rikthehet për ndeshjen e fundit të grupit H ndaj Uruguait më 27 qershor. Deri tani, Lamine Yamal numëron 25 paraqitje dhe 6 gola me fanellën e kombëtares spanjolle.





Lajmet e fundit nga