web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Guardiola largohet nga City, klubi ka gati trajnerin e ri

19 Maj 2026, 18:11, Sport CNA

Guardiola largohet nga City, klubi ka gati trajnerin e ri

Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, duke mbyllur një periudhë dhjetëvjeçare në klubin anglez.

Sipas mediave britanike, ndeshja e fundit e teknikut katalanas do të jetë ajo ndaj Aston Villa-s në Premier League. Guardiola largohet pas 591 ndeshjeve në stol dhe si trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit.

Nën drejtimin e tij, Manchester City fitoi 20 trofe, mes tyre 6 tituj kampionë në Premier League dhe Champions League-in e parë në historinë e klubit. Drejtuesit e City-t kanë nisur të informojnë sponsorët dhe partnerët për largimin e trajnerit 55-vjeçar.

Në Manchester pritet të organizohet edhe një paradë festive për të nderuar kontributin e tij. Ndërkohë, klubi ka zgjedhur Enzo Maresca-n si pasues të Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

Trajneri italian vjen pas eksperiencës te Chelsea dhe ka nisur tashmë punën për ndërtimin e skuadrës së re.





Lajmet e fundit nga