web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tripleta e Ruzgis mposht Flamurtarin, Vora “fluturon” në krye. Si ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

2 Dhjetor 2024, 15:38, Sport CNA

Tripleta e Ruzgis mposht Flamurtarin, Vora “fluturon” në krye.

Vora triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Flamurtarit në shtëpi, në supersfidën e javës së 14-të në Kategorinë e Parë.

Sulmuesi Ruzgis ishte vendimtar në këtë takim, duke realizuar tripletë golash, për t’i dhënë suksesin dhe vendin e parë skuadrës së tij.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 të vorakëve, ndërsa në të dytën, Flamurtari barazoi me Beqjan.  

Kur ndeshja ishte bllokuar në rezultatin 2-2, u shfaq sërish Ruzgis, i cili shënoi golin e fitores për Vorën në minutën e 87-të, duke kompletuar tripletën.

Me këtë fitore, Vora mban vendin e parë në renditje me 34 pikë, ndërsa Flamurtari zbret në vendin e tretë me 32 pikë, po aq sa edhe Besa e vendit të dytë.

RENDITJA: 

 

Tripleta e Ruzgis mposht Flamurtarin, Vora “fluturon” në krye.





Lajmet e fundit nga