web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Momente tmerri për sulmuesin e Gjeorgjisë, grabitet në shtëpi nga dy persona të armatosur

2 Dhjetor 2024, 13:49, Sport CNA
Momente tmerri për sulmuesin e Gjeorgjisë, grabitet në
Gjeorgji-Shqipëri

Frikë dhe tmerr në shtëpinë e sulmuesit të Gjeorgjisë dhe Lyon-it, Georges Mikautadze.

24-vjeçari ishte viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij, që ndodhet në Chassieu.

Gjithçka ndodhi pas ndeshjes mes Lyon dhe Nice, që u mbyll 4-1, mbrëmjen e së dielës.

Dy persona të armatosur po e prisnin lojtarin të kthehej në shtëpinë e tij. Duke e kërcënuar me armë, ata e detyruan 24-vjeçarin gjeorgjian të hapte derën e shtëpisë dhe të dorëzonte të gjitha sendet me vlerë.

Dëmi llogaritet rreth 150-200 mijë euro, me grabitësit që kanë arritur të arratisen para se të mbërrinte policia./CNA

Momente tmerri për sulmuesin e Gjeorgjisë, grabitet në
Georges Mikautadze




Lajmet e fundit nga