web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Silvinjo shkon në derbin e Milanos, por Asllani nuk luan asnjë minutë

3 Shkurt 2025, 15:22, Sport CNA

Silvinjo shkon në derbin e Milanos, por Asllani nuk luan asnjë

Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doriva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër mesfushorin shqiptar të Inter-it, Kristjan Asllani, i cili e ndoqi të gjithë takimin nga stoli. 

Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.





Lajmet e fundit nga