“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...

Milan-i dhe Inter-i barazuan 1-1 mes tyre, në një derbi spektakolar që u vendos në fund. Zikaltrit ishin dominues për shumicën e kohës, duke u ndalur tri herë nga shtylla. Siç ndodh zakonisht në derbi, edhe këtë herë nuk munguan polemikat.
Pas ndeshjes, trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, nuk e fshehu zhgënjimin e tij për mënyrën se si u zhvillua loja dhe vendimet e arbitrave. Ai lavdëroi skuadrën e tij për shpirtin luftarak, por theksoi se disa episode e dëmtuan rëndë Inter-in.
Inzaghi gjithashtu shprehu zemërimin e tij për mosakordimin e një penalltie, duke kritikuar përdorimin e VAR-it.
“Djemtë ishin të mrekullueshëm. Kishim tre gola të anuluar, goditëm tri herë shtyllën dhe nuk na u dha një penallti shumë e pastër për Turam. Me kaq shumë incidente kundër nesh, ne arritëm të barazojmë vetëm në minutën e 93-të.
Është e pamundur të mos e japësh atë penallti. Është normale që arbitri në fushë të mos e shohë, por ata që janë ulur para ekranit nuk mund ta injoronin. Po bëhet e 4-ta ose e 5-ta herë që Inter-i dëmtohet. Me rastet tona bëjnë emisione të tëra”, deklaroi Inzaghi.
Në anën tjetër, trajneri i Milan-it, Sergio Conceicao, kishte një qasje më të qetë dhe analitike pas ndeshjes. Ai pranoi se ekipi i tij kishte hapësira për përmirësim, veçanërisht në aspektin e presingut dhe posedimit të topit, por vlerësoi karakterin e treguar nga lojtarët e tij.
“E rëndësishme ishte që ekipi tregoi karakter dhe dëshirë për të fituar. Në pjesën e parë u përpoqëm të bënim presing më lart, por jo të gjithë e bënë njësoj. Rikuperimi që bëri Abraham çoi në gol, por më pëlqen që presingu të bëhet edhe më lart, 20 metra përpara.
Është folur shumë, disa gjëra nuk janë absolutisht të vërteta. Do të më duheshin karakteristika të tjera në mesfushë. Anësori ynë i djathtë, kur mbronim më thellë, vendosej në vijën e mbrojtjes. Unë vendosa Himenez në krah dhe Musah brenda. Sa i përket lojës, duhej të bënim gjëra të ndryshme: duhet të kemi kokën e duhur, ne jemi te Milan-i dhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësinë në fushë duke pasur më shumë posedim të topit dhe duke mos lejuar që kundërshtari të shkojë shumë herë në portë. Unë kam pasur gjithmonë një ekip të tillë dhe koha është e shkurtër. Është folur edhe për të ardhmen time. Kam një muaj këtu, i kam ende valixhet në Milanelo. Ka momente kur Leao është shumë i fortë teknikisht, por ka edhe raste kur duhet të kuptojë se është pjesë e një kolektivi dhe të japë më shumë kontribut. Nëse arrin ta bëjë këtë, ai mund të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë", deklaroi Conceicao.
Barazimi 1-1 lë një shije të hidhur për të dyja skuadrat. Milan-i ishte shumë pranë fitores, por e humbi avantazhin në minutat e fundit, ndërsa tek Inter-i mendojnë se meritonin më shumë nga kjo ndeshje dhe ndihen të vjedhur nga arbitrimi.
Arsenali shkëlqeu me një fitore spektakolare ndaj Manchets...
Milani dhe Interi barazuan 1-1 në derbin mes tyre, në një ...
Fiorentina mposhti me rezultatin 2-1 skuadrën e Genoas, në...
Nevil Dede rrezikon largimin nga drejtimi i Bylisit. Skuad...
Pas shumë muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, Marcus ...
Kevin De Bruyne ka qenë prej kohësh një nga mesfushorët më...
Këtë të diel, u luajtën tre ndeshjet e fundit të pretenden...
Juventusi triumfoi 4-1 ndaj Empolit me përmbysje, në sfidë...
Kjo e diel rezervon një nga ndeshjet më të bukura dhe të l...
Espanyol bëri surprizën e madhe në La Liga, duke mposhtur ...
Stavri Nica nuk është më trajner i Kastriotit. Tekniku 70-...
Atalanta vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Skuadra zikalt...
Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë sezonal në Serinë ...
Nuk prodhoi fitues përballja mes Dinamos dhe Skënderbeut, ...
Ashtu si në dy takimet e para, edhe këtë herë Tirana-Elbas...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh ndaj Dinamos në minutën e...
Bayern Munich triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Holstein Hie...
Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Elbasanit. Në minutën e ...
U luajtën këtë të shtunë, tre ndeshje të Kategorisë së Par...
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Laçi...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...