web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bundesliga/ Bayern-i fiton, por e bën “dramë”. Dortmund ia del me vuajtje

1 Shkurt 2025, 17:30, Sport CNA

Bundesliga/ Bayern-i fiton, por e bën “dramë”. Dortmund ia

Bayern Munich triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Holstein Hiel në shtëpi, në ndeshjen e javës së 20-të në Bundesligë.

Bavarezët e kishin gjithçka të lehtë, pasi kaluan në avantazh të katër golave, falë dopietës së Kane dhe realizimeve të Musiala dhe Gnabry.

Me fitoren të siguruar, skuadra e Kompany lëshoi terren, nga i cili në fund përfituan miqtë, që realizuan tre gola, duke vënë në panik tifozët bavarezë.

Ky sukses e mban Bayern-in ne krye të renditjes me 51 pikë, plot 9 pikë më shumë se Leverkusen i vendit të dytë.

Borussia Dortmund u rikthye te fitorja pasi triumfoi 2-1 ndaj Heidenheim në transfertë. Verdhezinjtë shkojnë në kuotën e 29 pikëve, në vendin e nëntë.

Në sfidat e tjera, Freiburg fitoi minimalisht ndaj Bochum, Borussia Monchengladbach mposhti 2-1 Stuttgart-in, ndërsa Augsburg dhe St. Paul barazuan 1-1 mes tyre.





Lajmet e fundit nga