web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria fiton Europianin? Të fundit në listë, ja sa kuotohet nga bastet

23 Nëntor 2023, 18:07, Sport CNA

Shqipëria bëri një arritje të madhe duke u kualifikuar në Europian, por shanset që ta fitojë këtë kompeticion janë minimale dhe sipas basteve është e pamundur. Ëndrrat janë falas, gjithçka është e mundur, por sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë janë të fundit sa i takon mundësive për të “rrëmbyer” trofeun e Euro 2024.

Nëse vendosni të harxhoni 1 euro nga xhepi juaj dhe luani suksesin e Shqipërisë në Europian, ju do të fitoni plot 400 euro. Një koeficient tepër i lart, që tregon se shanset janë tejet të  vogla.

Sa i takon ekipit më të kuotuar, më favoritët janë Franca dhe Anglia, me 5 koeficient. Një arritje te trofeu e vendit organizator, pra Gjermania, vlerësohet  me koeficientin 5.

Me interes të madh pritet të shihet shorti i datës 2 dhjetor, ku përfaqësuesja jonë do të mësojë kundërshtarët, me të cilët do përballet në Gjermani.





Lajmet e fundit nga