Morën ryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...

Neymar ka vendosur të mbyllë aventurën në Arabinë Saudite tek Al Hilal, për tu rikthyer te Santos, klubi ku ai nisi karrierën dhe ku u bë një nga talentet më premtuese të futbollit botëror.
Për të mbyllur kontratën e tij me Al Hilal, Neymar ka hequr dorë nga një shumë e konsiderueshme, duke i “kursyer” klubit saudit rreth 30 milionë dollarë nga marrëveshja që ishte parashikuar të zgjaste deri në fundin e sezonit. Megjithatë, ai nuk ka arsye për t’u ankuar, pasi ka përfituar një pasuri marramendëse nga kontrata e tij me klubin saudit, edhe pse kontributi i tij në fushë ka qenë minimal për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme.
Kur Neymar u transferua te Al Hilal në verën e vitit 2023, lëvizja u konsiderua një nga më të mëdhatë në historinë e futbollit aziatik. Sheikët shpresonin se ai do të ishte një nga yjet kryesorë të projektit të tyre ambicioz për të ngritur nivelin e kampionatit saudit dhe për ta bërë atë më konkurrues në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë, realiteti ishte ndryshe. Neymar u përball me probleme të vazhdueshme fizike që e penguan të kishte ndikimin e pritur. Statistikat e tij janë të zbehta, vetëm 7 ndeshje të luajtura me fanellën e Al Hilal, për një total prej 428 minutash në fushë. Gjatë kësaj periudhe, ai shënoi vetëm 1 gol dhe dha 3 asiste.
Në kontrast me pritshmëritë, kontributi i tij në fushë ishte minimal në raport me pagën e tij gjigante. Neymar kishte një rrogë prej 175 milionë dollarësh nga Al Hilal, një shifër që e bënte një nga futbollistët më të paguar në botë.
Për të ndërprerë kontratën e tij me Al Hilal, Neymar ka pranuar të heqë dorë nga një pjesë e pagës së tij të majme. Fillimisht, klubi saudit i detyrohej edhe 65 milionë dollarë nga marrëveshja e tij, por me marrëveshjen e arritur, ai do të përfitojë vetëm 35 milionë dollarë.
Nëse analizojmë aspektin financiar të kësaj aventure, shifrat janë të pabesueshme. Neymar ka përfituar mesatarisht 43.75 milionë dollarë për çdo gol ose asist që ka dhënë me fanellën e Al Hilal. Për më tepër, çdo minutë i tij në fushë i ka kushtuar klubit saudit 408 mijë dollarë, duke e bërë këtë një nga investimet më të diskutueshme në historinë e futbollit.
Me mbylljen e kapitullit saudit, Neymar është gati të rikthehet te Santosi, klubi që e rriti dhe e lançoi në skenën e madhe të futbollit botëror.
Ai dëshiron të gjejë ritmin e tij të lojës pas një periudhe të vështirë me dëmtime dhe të jetë gati për sfidat e ardhshme, përfshirë Kupën e Botës 2026, ku shpreson të jetë një lider për Kombëtaren e Brazilit.
Partizani ka siguruar një sulmues për pjesën e mbetur të s...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e ka...
Nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Tiranës dhe Elbasanit, do t...
Barcelona-Atalanta është një nga sfidat që priten me inter...
UEFA po zhvillon një tjetër vizitë inspektuese në Shqipëri...
Milan-i përballet me Dinamo Zagreb në transfertë, në ndesh...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen 18 ndeshjet e vlef...
Hakan Çalhanoglu po lufton kundër kohës, për tu rikuperuar...
Neymar është larguar zyrtarisht nga Al Hilal dhe pritet të...
Hipoteza që ndeshja më e madhe e futbollit spanjoll, “El C...
Konferenca e Barcelonës, në prag të sfidës me Atalantën në...
Samuel Nikaj ka vendosur të rikthehet në stol. I larguar p...
Lorougnon Doukouo Joel është lojtari më i ri i Elbasanit. ...
Pushimet e Paulo Fonseca-s duket se kanë zgjatur shumë pak...
Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifik...
Lorougnon Joel Doukouo e ka mbyllur me Egnatian. Klubi...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, sa i përket merkatos s...
Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionat...
Pjesëmarrja historike e Kombëtares në finalet e Kampionati...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...