E bujshme nga Italia/ Sampdoria synon mesfushorin e Superiores
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, sa i përket merkatos s...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar se ai dhe trajneri i Kombëtares Silvinjo, kanë kontaktuar Rocco Vatën, Brajan Grudën, Luis Hasën dhe Arijon Ibrahimovic, për të përfaqësuar kuqezinjtë.
Në intervistën për "A2 CNN", numri 1 i futbollit në vend, zbuloi gjithashtu se ka pasur takim edhe me talentin e Bayern Munich, Ylli Gashi.
“Politika jonë është të afrojmë çdo lloj futbollisti, edhe pse ndonjëherë kjo na bie ndesh me Federatën e Kosovës. Ne i kemi dyert e hapura për çdo shqiptar që luan futboll, pavarësisht se ku jeton apo ka jetuar ai. Ka shumë futbollistë që vetofrohen në mosha të ndryshme për të luajtur me Kombëtaren, por ka edhe pak nga ata që ne kërkojmë t’i bindim për të qenë pjesë e ekipit Kombëtar. Një prej tyre është Gruda, i cili ka luajtur me ekipet e moshave të Gjermanisë, kemi kërkuar që t’i bashkohet Shqipërisë, por nuk ka një përgjigje pozitive në këtë moment, por gjithsesi ne mbetemi të hapur që ai të jetë futbollist i Kombëtares shqiptare. E njëjta gjë vlen edhe për futbollistët e tjerë, Vata, Hasa, Ibrahimoviç, të cilët kanë kualitet për të qenë pjesë e ekipit Kombëtar. Nuk kemi qenë të suksesshëm me këto emra që përmenda. I kemi kontaktuar, duke nisur nga unë personalisht, bashkë me stafin administrativ e teknik, Silvinjo etj, por pa sukses. Ka edhe emra të tjerë, më të rinj, disa janë bashkuar me ekipeve tona. Një talent shumë i madh për mua, që luan për moshat e Bayern, Ylli Gashi, është potencial për Shqipërinë. Ivan Balliu është shumë i lumtur që ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe mendoj se është vendimi më i drejtë që ka marrë në karrierën e tij. Unë në të gjitha takimet që kam bërë me prindër apo futbollistë, u kam thënë të njëjtën gjë: Nëse do të merrni vendim për të luajtur me Shqipërinë do të bëni gjënë e duhur, dhe këtë nuk e them nga pozicioni i presidentit të federatës, por edhe nëse do të isha prind vetë.
Kujtoj një bisedë të asistentit të Silvinjos, Pablo Zabaleta me një futbollist në Angli, ku i tha: Unë kam luajtur futboll në nivele të larta, kam luajtur futboll për Manchester City, kam bërë edhe para me futbollin, por futbolli i vërtetë është ai që kam luajtur me Argjentinën. Nuk ka ndjesi më të madhe sesa të luash për Kombëtaren tënde. Përveç kësaj, pa shitur patriotizëm, edhe nga pikëpamja pragmatiste, mundësitë dhe hapësirat për të luajtur në një ekip me më pak konkurrencë si Shqipëria, sesa për Gjermaninë, Italinë apo Francën, janë më të mëdha. Në fund, karriera e një sportisti nuk cenohet nëse luan për Shqipërinë apo Gjermaninë, përkundrazi, mund të ndihmohen më shumë, sepse kanë më shumë hapësirë.
Unë nuk besoj se aktivizimi i Lorik Canës me Shqipërinë e ka cenuar karrierën e tij, përkundrazi, ai ka bërë një karrierë shumë të mirë dhe ka lënë gjurmë në historinë e futbollit kombëtar shqiptar dhe europian. Edhe futbollistët e tjerë, si kapiteni jonë i sotëm, Berat Gjimshiti, i cili e ka filluar karrierën në Zvicër dhe është shumë i lumtur që luan me Shqipërinë. Ndahen opinione të ndryshme, ka disa që thonë se përderisa një lojtar ka mundësinë të luajë për Italinë apo Gjermaninë, ç’do të luajë për Shqipërinë? Për mua është gabim, zgjedhja e parë duhet të jetë Shqipëria për çdo futbollist. Do të zbuloj edhe një bisedë që kam bërë me futbollistin Ylli Gashi dhe babain e tij në Mynih para një muaji, i thashë që nëse ju nuk do të vendosni që Ylli të luajë për Shqipërinë, të paktën të luajë për Kosovën, që vërtetë, kur të gëzojë të gëzojë shqip dhe kur të shajë, të shajë shqip”, deklaroi Duka.
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, sa i përket merkatos s...
Bekim Balaj është shpallur “Topi i Artë” 2024 në kampionat...
Pjesëmarrja historike e Kombëtares në finalet e Kampionati...
Në një ceremoni madhështore të organizuar në Teatrin Kombë...
Edlir Tetova është shpallur “Trajneri i Vitit” 2024. Tekni...
Ashtu si në çdo edicion tjetër, përveç çmimeve individuale...
Ermir Rashica është zgjedhur si “Talenti më i mirë i vitit...
Bekim Balaj është fituesi i “Këpucës së Artë” në Shqipëri....
E ardhmja e trajnerit Thiago Motta te Juventusi duket e pa...
Bekim Balaj pritet të jetë fituesi i “Topit të Artë 2024” ...
Transferimi i Ismaila Sodik te Partizani duket se ka dësht...
Tirana do të përballet me Elbasanin në sfidën e radhës në ...
Kyle Walker ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkat...
Burreli triumfoi 2-0 ndaj Erzenit, në sfidën e fundit për ...
Ish-mesfushori i Inter-it, Radja Nainggolan ndodhet në tel...
Luis de la Fuente do të vazhdojë në stolin e Spanjës. Fede...
Java e 22-të e Superiores u mbyll mbrëmë me triumfet e Egn...
Fiorentina triumfoi 2-1 ndaj Lazios, në sfidën e javës së ...
Mirlind Daku është një nga lojtarët shqiptarë më të kërkua...
Marash Kumbulla realizoi golin e dytë sezonal në La Lig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...