web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Walker: Kam ardhur për trofe, ju tregoj përse zgjodha Milanin

27 Janar 2025, 16:55, Sport CNA

Walker: Kam ardhur për trofe, ju tregoj përse zgjodha Milanin

Kyle Walker ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos dimërore. Mbrojtësi i djathtë u largua nga Mançester Siti dhe do të luajë për Milanin.

Bëhet fjalë për një huazim, me të drejtë blerjeje nga italianët, të cilët përforcojnë një nga repartet ku kanë shfaqur më shumë probleme në vitet e fundit.

Në prezantimin e tij si lojtar i Milanit, Walker u shfaq i lumtur për këtë aventurë të re. Anglezi tha se u bashkua me kuqezinjtë për të fituar trofe.

“Për mua, të luaj për këtë klub dhe të vesh një fanellë të tillë historike është diçka fantastike. Kam ambicie të marr një përvojë të re dhe dua të tregoj të gjithë talentin tim.

Kam folur me një nga të mëdhenjtë siç është Ibra, para se të vij këtu. Ai më bëri të qartë se klubi dëshiron të bëjë mirë dhe ka ambicie.

Fitimi i Superkupës ishte një fillim i mirë. Në kampionat, gjërat nuk po shkojnë mirë, por në Champions po.

Kur isha fëmijë, shikoja skuadrat e mëdha italiane si Milani dhe Juventusi. Doja t'i përjetoja ato emocione në Itali. Tani, mendoj se ky është momenti i duhur për të ardhur këtu. Dua të dëshmoj se mund të jem i rëndësishëm jo vetëm në Premier Ligë, por edhe në Serinë A.

Fitimi i trofeut të Ligës së Kampioneve, do të ishte një ëndërr. Unë i kam përjetuar të dyja situatat te Mançester Siti në dy finale. Por ne do të flasim më shumë për këtë më vonë, kjo varet nga ne. Nuk është një bonus financiar, bonusi i vërtetë do të ishte fitimi i Championsit. Unë nuk luaj përpara. Te Siti nuk po bëja mirë, nuk po luaja. Kam ardhur këtu për të luajtur dhe për të fituar trofe. Te Siti fitova 17 trofe dhe nuk dua të ndalem këtu, edhe pse jam 34 vjeç.

Ajo që pashë në minutat e fundit, por gjatë gjithë ndeshjes ishte dëshira për të fituar. Kishte një dallim të madh mes pjesës së parë dhe të dytë. Duhen lidership dhe karakter në fushë.

Unë nuk besoj te fati, por besoj në punën e vështirë. Ju korrni atë që mbillni. Unë nuk do t'i bëj gjërat në bazë të ditëlindjes sime, por vetëm përmes punës së palodhur.

Ndonjëherë nevojitet disiplina, zjarri i brendshëm që ndoshta ka munguar kohët e fundit. Ky është roli im. Nuk ka të bëjë vetëm me të luajtur mirë në fushë. Unë njoh Ruben, Fikajo dhe Tami nga Anglia dhe shpresoj se ata mund të mbështeten tek unë dhe se mund t'i udhëheq në fushë, dua të fitoj me Milanin", u shpreh Walker.

Mbrojtësi 34-vjeçar do të mbajë fanellën me numër 32, të cilën në të kaluarën te Milani e ka mbajtur edhe një emër i njohur si David Beckam.





Lajmet e fundit nga