web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime tek Elbasani/ Merret vendimi për trajnerin Dede, ja kush do t'i drejtojë në Superiore

29 Maj 2024, 15:57, Sport CNA

Ndryshime tek Elbasani/ Merret vendimi për trajnerin Dede, ja kush do

Elbasani siguroi ngjitjen në Superiore dhe drejtuesit kanë nisur menjëherë nga puna për skuadrën e elitës.

Në klub kishte një mbledhje të rëndësishme, ku u vendo stafi dhe objektivi.

Trajneri Nevil Dede është konfirmuar për sezonin e ri, por stafi i tij ka pësuar ndryshime ku është larguar Eriol Merxha me Artan Skënderin dhe ndihmës të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj, ndërsa përgatitës atletik, Elton Kodra.

Gjithashtu u vendos që objektivi i Elbasanit në sezonin e ri në Superiore, të jetë “Final Four”.

Me mbylljen e kësaj çështjeje, klubi futet tani i gjithi në sulm për merkaton e verës ku do të rindërtohet organika me themel për të krijuar një skuadër konkurruese në Superiore.





Lajmet e fundit nga