Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...

Fyerje në kor, flakadanë, dhunë verbale dhe fizike, hedhje gurësh, karrige të shkulura nga shkallët e stadiumeve… Kjo është atmosfera më e zakonshme sa herë që në kryqytetet luhet derbi mes ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani.
"Ky konflikt e ka zanafillën që nga themelimi i klubit ‘Partizani', pasi lojtarët u morën pa dëshirën e tyre. Ka pasur gjithmonë përballje historike dhe jo më kot është derbi më i zjarrtë, që prek edhe tifozeritë. Shpesh konflikti shtrihet edhe brenda një familjeje, ku ka pikëpamje të ndryshme. Por mendoj se gjithçka duhet të mbetet brenda 90-minutëshit, brenda fushës së lojës dhe mos të dalë edhe jashtë shkallëve të stadiumit”, – thotë për "Deutsche Welle", Gentian Muça, ish-kapiten i Klubit të Futbollit Tirana dhe aktualisht trajner i moshave nën 21 vjeç.

Ai i mban mend mirë episodet më të vështira në fushën e lojës, kur nuk mungonin as përplasjet me tifozët e ekipit të tij.
"Presioni ka qenë shumë i madh dhe humbja trajtohej si fundi i botës në ato vite”, – kujton ai.
Një projekt i Kombeve të Bashkuara synon të rrisë ndërgjegjësimin te tifozët e rinj në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e projektit për Shqipërinë janë tifozët e Klubeve Sportive Tirana dhe Partizani. Nisma rajonale e Kombeve të Bashkuara, e cila në Shqipëri zbatohet nga UNDP dhe UNFPA, synon të rrisë tolerancën dhe të luftojë gjuhën e urrejtjes në stadium.
Përmes projektit "Fans Power: Uniting for Respect”, Shoqata Shqiptare e Shkencave Sportive (ASSA) ka mundur të zbusë tonet në stadiume, dhe këtë mendon ta arrijë përmes edukimit të tifozëve të rinj, të moshës 16-26 vjeç.

"Në fillim kur e ideuam projektin, ishin të shumtë ata që nuk e kuptuan. Si çdo risi, ka sfidat e veta. Por u befasuam se mirë u përqafua kjo ide nga të rinjtë”, – thotë Florian Muça, president i ASSA.
Askush nuk mund t'i shpëtojë traditës familjare për përkrahjen e ekipit të zemrës. Si në rastin e Amarda Xhebrahimit, e cila me krenari thotë që familja e saj është një ndër nga më të vjetrat familje tiranase që përkrah Partizanin. Sot ajo luan me ekipin e femrave të kësaj skuadre. Ekstremitetin në stadiume e ka provuar në të dyja kahet.

"Vite më parë tifozeria ka qenë më e edukuar, sidomos kur në stadium kishte gra dhe vajza. Ndërsa tani është bërë më shumë agresive. Tifozët nuk e shijojnë lojën, por shajnë njëri-tjetrin”, – thotë Xhebrahimi për "DW".
Edhe Lorenc Cenameri ndoqi shembullin e gjyshit dhe të të atit për të qenë tifoz i flaktë i ekipit Tirana.
"Ndër rastet më ekstreme janë thyerja e karrigeve, zënkat me njëri-tjetrin, duke gjuajtur me fishekzjarre… Për mamin ose për motrën është më e sikletshme, se për djemtë është pak më ndryshe. Nëse s'do të kishte episode të tilla, mund të kaloja në stadium me familjen një 2-orësh shumë të bukur duke parë lojën, spektaklin që jepet në fushë dhe jo duke parë e dëgjuar ato ofendime dhe gjëra që nuk i shkojnë sportit”, – thotë ai.

A do të jenë më të qetë derbet e radhës Tirana-Partizani? Tashmë sytë dhe shpresa janë te të rinjtë.
"Sfidat janë shumë të mëdha, sepse sporti është një fushë që duhet të bashkojë dhe jo të ndajë. Kështu që në grupet e tifozëve duhet të krijohet ideja e bashkimit, sigurisht e mbështetjes së skuadrave që dëshirojnë, por pa fyerje dhe pa dhunë”, – përfundon Florian Muça./ DW
Gazetari Ervin Baku, foli për listën e trajnerit Sivinjo, ...
Lënia jashtë listës e Myrto Uzunit, ishte një surprizat e ...
Mirlind Daku, ishte pjesë e listës së Silvinjos, për Europ...
Në listën e Silvinjos, për Europianin, ra menjëherë në sy ...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për mediat, pas publ...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë publike listën pr...
Filip Najdovski u largua nga Tirana pas përfundimit të sez...
Vllaznia ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkato. A...
Paulo Fonseca do të jetë trajneri i Milanit për sezonin e ...
Kombëtarja e Spanjës bëri publike listën me lojtarët që do...
Presidenti i FSHF, Armand Duka, foli për mundësinë e organ...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, u shfaq shumë i lumtu...
Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, shpërtheu në akuza ndaj ...
Egnatia u shpall kampione e Shqipërisë, duke shkruar histo...
Egnatia fitoi titullin kampion për herë të parë në histori...
Egnatia shkruan historinë dhe shpallet kampione e Shqipëri...
Është mbyllur pjesa e parë në finalen e titullit kampion, ...
Ka startuar finalja e titullit kampion, mes Partizanit dhe...
Shpëtim Duro, është trajneri më i ri i FC Suharekës. Zyrta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...