web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Skënderbeut vendos transport falas drejt kryeqytetit: Jemi krenaria e futbollin shqiptar

16 Maj 2024, 12:03, Sport CNA

Klubi i Skënderbeut ka vendosur transport falas për tifozët korçarë, që duan të ndjekin skuadrën e tyre ndaj Partizanit në "Air Albania". 

Kjo u bë e ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

POSTIMI I SKËNDERBEUT: 

“Duam mbështetjen tuaj për të arritur atë çka meritojmë. Dita e nesërme është kulminatja e këtij sezoni, dita e nesërme është dita kur kërkojmë të shkruajmë historinë përsëri, dita e nesërme duhet të tregojë qartë se kush është Skënderbeu dhe tifozeria korçare.

Sektori S-V i përket "Ujqërve të Dëborës", bileta të cilat mund t'i gjeni fizikisht pranë pikës së shitjes në afërsi të stadiumit Skënderbeu, në biletaritë pranë stadiumeve "Air Albania" dhe "Selman Stërmasi" ose online në ebileta.al

Në dispozicion të tifozëve janë vendosur dhe autobusë FALAS ndërkohë që thirrje u bëhet dhe korçarëve që jetojnë në Tiranë për të qenë prezent në stadium në mbështetje të Skënderbeut. Sepse ne jemi Skënderbeu, ne jemi historia moderne e futbollit shqiptar, ne jemi ata që kanë bërë krenar futbollin shqiptar, NE JEMI! Para Skënderbeeeeee”, shkruan klubi.





Lajmet e fundit nga