web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana feston suksesin e Egnatias, vendoset skuadra e katërt që luan në Europë

14 Maj 2024, 21:04, Sport CNA

Tirana feston suksesin e Egnatias, vendoset skuadra e katërt që luan

Tirana do të marrë pjesë në turin e parë të Conference League! Fitimi i Kupës së Shqipërisë nga Egnatia, ka shpëtuar sezonin e bardhebluve. 

Humbja e Kukësit në finale, ka bërë që Tirana të sigurojë pjesëmarrjen në Europë, për shkak se Skënderbeu që është në “Final Four”, ka dënimin e UEFA-s.

Është 325 mijë euro shuma që përfitohet në turin e parë të Conference League. Kështu arka e bardhebluve mbushet falë rrogozhinasve, të cilët fituan 1 me 0 përballë Kukësit. Dhe sezoni po ashtu mund të quhet i shpëtuar me pjesëmarrjen në Europë.

Pas Egnatias, Partizanit dhe Vllaznisë, Tirana bëhet skuadra e katërt shqiptare, që do të luajë në eliminatoret europiane.  





Lajmet e fundit nga