PD bojkoton seancat plenare/ Nënkryetari Belind Këlliçi zbulon arsyet e forta pas vendimit
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti ...

UEFA ka vendosur që në ndeshjet finale të Kampionatit Europian “Gjermani 2024” të drejtën për të folur dhe diskutuar një vendim me arbitrin e ndeshjes do ta kenë vetëm kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse në “EURO 2024”.
Drejtori i arbitrimit në UEFA, Roberto Rosetti, me anë të një letre të hapur ka shpjeguar këtë vendim përpara finaleve të “Euro 2024”, e cila është publikuar në UEFA.com.
“Të jesh arbitër në futbollin modern është shumë e vështirë. Arbitri merr nga 200 deri në 250 vendime për ndeshje, që është një në çdo 22 sekonda, në situata të vështira dhe ndonjëherë të diskutueshme, në presion të madh, ku secili prej tyre shqyrtohet dhe rishikohet nga shumë këndvështrime të ndryshme nga tifozët dhe ekspertët.
Ne duam që gjyqtarët me personalitet të fortë të marrin vendime, që ndonjëherë mund të jenë jopopullore në fushë, por, në të njëjtën kohë, duam që ata të jenë më të hapur dhe të shpjegojnë se çfarë çoi në vendime të caktuara.
Arbitrat marrin shumë informacion nga sistemi VAR dhe ne jemi të gatshëm të flasim dhe të ndajmë më shumë detaje me lojtarët dhe trajnerët për t’i ndihmuar ata të kuptojnë se si është marrë një vendim.
Të shpjegosh një vendim për 22 lojtarë është e pamundur për një gjyqtar. Kjo mund të çojë në prishje të komunikimit, me lojën e bukur që kthehet shumë shpejt në shumë të shëmtuar.
Tema e sjelljes së lojtarëve dhe trajnerëve është një temë shumë e rëndësishme në futboll. Në workshopin me finalistët e UEFA Euro 2024 në muajin prill, trajnerët ranë dakord që të punojnë më shumë drejt “Fair Play”, ndërkohë që kjo çështje ishte edhe një nga temat kryesore në mbledhjen e fundit të Bordit të Futbollit të UEFA-s në Nion. Së bashku, trajnerët dhe lojtarët mirëpritën dhe mbështetën fort qasjen tonë të re si një objektiv të përbashkët për mbarëvajtjen e lojës.
Shpjegimi i një vendimi për të 22 lojtarët në një ndeshje është e pamundur për një arbitër dhe kjo mund të çojë në prishje të komunikimit dhe ne biem të gjithë dakord që kjo ndikon në imazhin e lojës së bukur të futbollit.
Sigurisht, disa vendime do të diskutohen gjithmonë. Megjithatë, për të përmirësuar këtë aspekt, ne në UEFA duam që arbitrat t’i shpjegojnë më shumë vendimet e tyre të gjitha skuadrave që marrin pjesë në UEFA EURO 2024.
Si do ta bëjmë këtë? Ideja është e thjeshtë: Ne kërkojmë që të gjitha skuadrat të sigurojnë që kapiteni i tyre të jetë lojtari i vetëm që flet me arbitrin. Kërkojmë nga kapitenët të sigurojnë që shokët e tyre të skuadrës të mos cënojnë dhe të rrethojnë gjyqtarin, duke lejuar që të zhvillohen biseda të drejtpërdrejta në mënyrë që vendimi të transmetohet në kohën e duhur dhe me respekt.
E rëndësishmja, ne duam që vetëm kapiteni nga ekipi që dëshiron të diskutojë një vendim, të jetë në gjendje t’i afrohet arbitrit.
Është përgjegjësi e kapitenit të sigurojë që shokët e tij të skuadrës të respektojnë arbitrin, të mbajnë distancën e tyre dhe të mos e rrethojnë atë. Çdo shok skuadre që injoron rolin e kapitenit të tij dhe i afrohet arbitrit duke treguar ndonjë shenjë mosrespektimi ose mospajtimi do të ndëshkohet me karton të verdhë. Nëse kapiteni është një portier, do të duhet të emërohet një lojtar nga skuadra për të komunikuar me arbitrin.
Arbitrat do të inkurajohen të jenë të hapur në diskutimet e tyre me kapitenët për të nxitur një atmosferë të shëndetshme midis të gjitha palëve. Kjo do t’i lejojë ata të krijojnë besimi me lojtarët dhe të tregojnë lidershipin që kërkohet. Ekipi i specialistëve të arbitrave të UEFA-s dhe nëse është e mundur, një arbitër i turneut do të takohen me të 24 skuadrat pjesëmarrëse për të diskutuar këtë çëshjte në detaje dhe për të ndarë këtë informacion me lojtarët.
Përqafimi i kësaj qasjeje dhe fuqizimi i arbitrave do të çojë në rritje të cilësisë së të gjykuarit në kompeticionet tona dhe në ndeshje më të mira për lojtarët dhe tifozët për t’i shijuar gjatë turneut. Nëse ne mund të lehtësojmë dialogun konstruktiv midis arbitrave dhe kapitenëve të ekipit, të gjithë do të përfitojnë dhe do të lëmë një trashëgimi pozitive për të ardhmen e lojës së bukur. Loja që të gjithë e duam”.
Baseli triumfoi në Zvicër ndaj Laussane, me shifrat 2-0, p...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka nisur nga puna për Eur...
Trajneri i Gwangju-së, në Korenë e Jugut, sulmuoi Jasir As...
Jasir Asani po kalon momente shumë të vështira të skuadra ...
Trajneri Jose Mourinho u shkarkua nga drejtimi i Romës, pa...
Ernest Muçi është një nga legjionarët më të përfolur, për ...
Robert Lewandowski mund të marrë "Topin e Artë", që iu moh...
Aston Villa siguroi zyrtarisht kualifikimin në Ligën e Kam...
Sulejman Demollari, një nga ikonat e futbollit shqiptar, f...
Manchester City ka marrë kreun e renditjes në Premier League...
Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, u shfaq shumë i lumtur ...
Tirana do të marrë pjesë në turin e parë të Conference Lea...
Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të dytë radhazi...
Egnatia e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Kukësi...
Këtë të martë, luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, mes Eg...
Numërimi mbrapsht ka fillura dhe ka mbetur vetëm një muaj,...
Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi, u rikthye te goli, ...
Në orën 19:00, do të startojë do të luhet finalja e Kupës ...
Te kombëtarja e Spanjës, mund të ketë një rikthim surprizë...
Të premten dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet gjysmëfin...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...